mbylle
Shërbimi për klientë 049 66 33 11

Florza online shop

Qendra e thirrjeve 24/7
+386 49 66 33 11

Klientët ekzistues

Kam harruar fjalëkalimin

or
Nga klientët tanë
"Flm shumë, me të vërtetë ka shërbime profesionale edhe në Kosovë, qenkeni të saktë dhe të sinqertë. Ju lumtë, suksese."

Agonis Maloku
Kosovo Gifts - Preferred Delivery Partner
Kosovo
Kushtet e përdorimit dhe Privaciteti

Mirëserdhët në www.florza.com, dyqani online që ju mundëson të porositni dhe dërgoni lule dhe dhurata më të dashurve tuaj në tërë teritorin e Kosovës. Ne duam që ju të ndiheni rehat dhe të sigurtë gjatë përdorimit të Florza.com, prandaj dëshirojmë të jemi plotësisht transparent me ju dhe t'ju tregojmë se cilat informata kërkohen nga kjo webfaqe dhe se si përdoren ato informata nga Florza.com.

Duke e përdorur këtë faqe, ju pajtoheni plotësisht me kushtet e përdorimit dhe rregullat e privatësisë, të cilat edhe janë listuar më poshtë. Nëse nuk pajtoheni me këto rregulla, ju lutemi të mos e përdorni këtë faqe. Kjo rregull hyn në fuqi nga data 1 Janar 2013.

Ju lutemi të kushtoni pak kohë dhe të shikoni Rregullat e privatcitetit të faqes sonë.

Informatat e përgjithshme

Ne mbledhim informata të natyrës së përgjithshme, jo personale, informata statistikore për përdorimin e faqes, si p.sh IP adresat e vizitorëve, sa vizitorë e vizitojnë një pjesë të veçantë të faqes, sa gjatë qëndrojnë ata në faqe dhe ne cilat linçe klikojnë ata nëse ka ndonjë. Ne e mbledhim këtë informacion me qëllim që të shohim cila pjesë e faqes është më e vizituar dhe ta bëjmë edhe më të mirë për vizitorët. Sidoqoftë, ne ju sigurojmë që këto informata tënatyrës së përgjithshme nuk do mund t’ju identifikojë personalisht juve apo vizitorët tjerë të faqes.

Informatat personale

Me qëllim të qasjes në zonën ku ju mund të bëni porosi për dërgesë ose edhe në pjesë të veçanta të webfaqes që nuk janë publike, ne ju kërkojmë që të regjistroheni dhe krijoni një llogari në këtë faqe, në këtë rast do t'ju kërkohen informata tuja personale identifikuese, ku përfshihen pa kufizime, emri dhe mbiemri, email adresa, adresa postare dhe numri i telefonit mobil. Gjithashtu ne mund të mbledhim informata tjera që ju vullnetarisht zgjidhni ti ofroni përmes komunikimeve elektronike me ne. Ne mbledhim informata me qëllim të përmbushjes së shërbimeve tona ndaj jush dhe të sigurojmë pajtueshmëri me rregullat tona. Gjithashtu, ne mund të përdorim këto informata për të përmirësuar shërbimet tona dhe për t’ju dërguar juve informata periodike me emaill. Për shembull ne mund të kërkojmë nga ju përshtypjet tuaja për faqen ose t’ju dërgojmë oferta speciale dhe reklamuese. Llogaria juaj është vetëm e juaja dhe ju vetë jeni përgjegjës për ruajtjen e emrit të llogarisë tuaj dhe fjalëkalimin tuaj. Ju gjithëashtu jeni përgjegjës për të gjitha aktivitetet që inicohen në llogarinë tuaj. Ju lutemi që në asnjë mënyrë të mos ia zbuloni emrin e llogarise dhe fjalëkalimin askujt.

Zbulimi i informatave personale identifikuese

Absolutisht asnjëra nga informatat tuaja nuk ndahet me partnerët tanë të biznesit, gjithashtu asnjëra nga informatat e pranuesve të dhuratave nuk ndahet me partnerët tanë të biznesit ato do të mbeten plotësisht konfidenciale.

Cookies

Përdorimi i cookies është një standard industrial të cilin do t’i gjeni në shumicën e web faqeve. Duke treguar si dhe kur vizitorët e përdorin web faqen, cookies na ndihmojnë të shohim cilat pjesë janë më të vizituara e cilat me pak. Opsionin e heqjes së cookies dhe përdorimin e preferencave të browser-it tuaj ju e keni gjithmonë. Ju mund ta rregulloni shfletuesin tuaj të internetit që t’i refuzoj të gjitha cookies apo të paralajmëron kur një cookies po dërgohet. Florza.com përdorë cookies vetëm për qëllime të prezantimit të produkteve adekuate për ju, prandaj disa pjesë të webfaqes mund të mos funksionojnë mirë ose mund të ngadalësohen nëse i refuzoni cookies.

Produktet

Ne në Florza.com ju garantojmë se çdo here do t'ju ofrojmë produktet më cilësore dhe të freskëta. Produktet të cilat prezantohen në këtë webfaqe janë fotografuar nga ne dhe si të tillë janë produkte reale të krijuara për klientët tanë, nga ne. Produktet të cilat do ti porositni ju do të jenë të njëjta me produktet të cilat i keni zgjedhur gjatë porosisë tuaj, përveq që mund të ndodhë që lulet në buqetën e fotografuar në webfaqe të kenë ngjyrë me një njansë më të hapur ose të mbyllur, ose një Tortë e përgaditur enkas për porosinë tuaj mund të ketë të shkruar tekstin mbi të në një formë të ndryshme.

Çmimet

Të gjitha çmimet e produkteve kanë të përfshirë në vehte të gjitha taksat e aplikueshme. I vetmi rast kur florza.com ka të drejtë të anulojë një porosi dhe t’ju dërgojë njoftim përmes komunikimit elektronik është nëse ka ndodhur ndonjë gabim i rënd gjatë vendosjes së çmimit të produktit, p.sh. në vend të 100 EUR është shënuar 10 EUR (ose e kundërta) ose çmimi i një produkti është zero EUR (0).

Pagesat me kartelë krediti

Florza.com shfrytëzon shërbimet e prcesimit të pagesave të ofruesit të njohur të këtyre shërbimeve 2checkout.com, prandaj në Florza.com nuk regjistrohet asnjë e dhënë në lidhje me kartelat tuaja të kreditit. Informatat për pagese shkëmbehen në mes jush dhe ofruesit të shërbimit të procesimit të pagesës 2checkout.com dhe atë nëpërmjet protokolit të enkriptuar dhe të sigurtë SSL (Secure Sockets Layer). 2checkout.com është kompani e licensuar për procesim online të pagesave të kartelave të kreditit Visa, Mastercard, AMEX etj (shiko 2checkout.com)..

Dërgesat

Dorëzimi i prdukteve të porositura bëhet sipas kërkesës tuaj dhe atë në datën e përcaktuar nga ju dhe në lokacionin e përcaktuar nga ju. Dërgesat realizohen në tërë teritorin e Kosovës. Ne jemi munduar që t'ju ofrojmë çmim të favorshëm të shërbimit të dërgesës, prandaj një pjesë e pagesës për këtë shërbim mbulohet nga ne, kështu që çmimi për realizim të dërgesës në tërë teritorin e Kosovës është 3-5 EUR. Për porositë të cilat e kalojnë shumën prej 100.00 EUR shërbimi i dërgesës mbulohet plotësisht nga Florza.com.

* Në rastin kur dërgohet porosia nga personi "Anonim", dërgesa mund të ndodh të mos pranohet nga "Pranuesi". Florza.com në këto raste nuk merr përgjegjësi të kthejë paratë pas tek "Dërguesi". Ju faleminderit në mirëkuptim.

Shërbimi korrier i Florza.com fizikisht i arkivon fletëdërgesat dhe vërtetimet për pranim të dërgesave për 30 ditë nga data e dorëzimit të dërgesës!

Kthimi i pagesës

Ne ju garantojmë 100% se të gjitha dërgesat do ti realizojmë në datën e përcaktuar nga ju. Por nëse ndodhë që për ndonjë arsye produktet e prositura të mos dorëzohen në datën e përcaktuar nga ju atëhere ne ofrojmë kthim të menjëhershëm të pagesës.

Ndryshimet në këto rregulla

Kushtet e përdorimit dhe rregullat e privacitetit mund të ndryshojnë kohe pas kohe pa paralajmërim paraprak te ju, kështu që ju lutemi ta kontrolloni këtë faqe në rast ndryshimesh.
Mirë se erdhët në Florza.com

Dërgimi i dhuratave nuk ka qenë asnjëherë më i lehtë. Florza.com ofron asortiman të gjërë të dhuratave si: lule, çokolata, verëra dhe dhurata tjera, për raste si: ditëlindje, përvjetorë, urime, lindje e bebeve, shën Valentin, 8 mars dhe çdo ngjarje tjetër do të gjeni dhuratën perfekte tek ne.

Të gjithë klientët tanë janë shumë të rëndësishëm, prandaj stafi ynë është plotësisht i dedikuar që të bëjë përvojën tuaj të veçantë, dhe kjo është arsyeja se përse ne nuk kursejmë asgjë për të bërë përvojën tuaj të dhuratës të paharrueshme.
 
Dërgesat

Ne në Florza.com besojmë në magjinë që shkakton dhurata dhe fuqishëm besojmë se pikërisht koha e pranimit të dhuratës është ajo që e shkakton këtë magji, prandaj për çdo dhuratë ne i angazhojmë të gjitha resurset e nevojshme ashtu që dhurata të dorëzohet në kohën e caktuar dhe në vendin e caktuar. Ne ju garantojmë që çdo dhuratë nga Florza.com do të arrijë tek të dashurit tuaj në datën e përcaktuar nga ju.

Florza ofron dërgimin e dhuratave në ditën e ardhshme prej ditës së porosisë dhe për këtë keni garancionin tonë. Ndërsa për kërkesat tuaja për dorëzim të dhuratës në ditën e njejtë ju lusim të kontaktoni shërbimin tonë për klientë: 049 66 33 11


Security Certificate
This site uses a GeoTrust's RapidSSL



Copyright © 2013 - 2016 Florza.com  |  Kushtet e përdorimit dhe privaciteti
Rr. Rexhep Luci 13/7, 1000 Prishtinë, Kosovë; CC:+38649663311; info@florza.com
Dërgoni lule dhe dhurata më të dashurve tuaj, në tërë territorin e Kosovës.
Florza.com - 100% kënaqësi e garantuar